Asfaltimi i rrugëve në Bujanoc duke "mashtruar" qytetarët
Lokale

Asfaltimi i rrugëve në Bujanoc duke "mashtruar" qytetarët

22.Aug.2014 15:30
0
Në komunë të Bujanocit edhe të enjten ka vazhduar asfaltimi i rrugëve sekondare mirëpo duke mos u respektuar afatet e caktuara nga vetë ndërmarrja që financon këto projekte përmes buxhetit komunal.

Pas vonimeve në fillimin e punimeve në sheshin Karagjorgje Petroviq, në Bujanoc sërish ka ngecje në asfaltimet e rrugëve të parapara nga ndërmarrja publike Drejtorati për Ndërtim.

Rrugët sekondare në Tërnoc po shtrohen duke u vonuar gati dyfishin e deklaruar me rastin e nënshkrimit të kontratës nga Drejtorati për Ndërtim dhe “Saba Bellça”, kompania nga Presheva që ka marrë përsipër realizimin e këtyre asfaltimeve.

Për shkak të vonesës së shtruarjes me asfalt të këtyre rrugëve në Tërnoc, për të cilat janë ndarë rreth 6 milionë dinarë, banorët detyrohen të protestojnë, siç ishte rasti në lagjen Terzi, por edhe në fshatin Turi.

Banorët e kësaj lagje edhe sot janë pa rrugë të asfaltuar ndonëse kanë marrë premtimin se rruga do të shtrohet para festës së Fitër Bajramit.

Të enjten u asfaltua rruga në lagjen e Leskajve në Tërnoc e cila është nënshkruar në një kontratë të përbashkët më atë të Terzive.

Afati i paraparë sipas kontratës së nënshkruar më 1 korrik ishte që këto rrugë, së bashku me ato të fshatit Turi të komunës së Bujanocit, të përfundojnë brenda 30 ditëve, ndërsa taksapaguesve të kësaj komune ky asfalt do t’i kushtojë mbi 11 milionë dinarë përfshirë edhe TVSh-në./Titulli.com/

Vladiçin Han-Preshevë: Rruga me kontrolle të fshehta policore
Shqiptari nga Presheva vritet në xhami, dyshohet për hakmarrje
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration